Lloji i diplomës “Shkenca Juridike” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor/Master Profesional”
Në zbatim të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, dhe Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 18/03/2015, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:
- Specialist i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore. Kategoria III-b.
Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Kandidatët që do të aplikojnë duhet të kenë parasysh edhe normimet e parashikuara në nenin 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar. |
Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë!
Afati për dorëzimin e Dokumenteve: | Shih procedurat përkatëse |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është: |
||
Përcaktimi dhe vlerësimi në bashkëpunim me eprorët dhe njësitë e tjera organizative të institucionit i politikave të burimeve njerëzore dhe ndërtimit të institucionit, duke pasur në konsideratë objektivat strategjike të institucionit dhe orientimet e politikave për menaxhimin e burimeve njerëzore. Menaxhimi i përditshëm i burimeve njerëzore që nga emërimi deri në fund të marrëdhënieve të punës në institucion. Më konkretisht:
Do të sigurojë performancë në punë të stafit, rekrutimin, ecurinë në karriere, trajnimin, ecurin disiplinore, administrimin e dokumentacionit dhe kujdesin shëndetësor të personelit, etj. Në zbatim të ligjit do të sigurojnë udhëzime standarde të performancës së punës për planifikimin, organizimin, mbikëqyrjen, menaxhimin dhe marrjen e përgjegjësive në zbatim të detyrave që lidhen me planifikimin, organizimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin rekrutimeve dhe karrierës së punonjësve në BKH. Do të sigurojnë udhëzime standarde të performancës së punës për planifikimin, organizimin, mbikëqyrjen, menaxhimin dhe marrjen e përgjegjësive në zbatim të detyrave për ndjekjen dhe administrimin e trajnimeve që zhvillohen nga BKH dhe partnerët. Do të bëjnë plotësimin, administrimin, ruajtjen, mirëmbajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit në dosjet e personelit, kartelat personale dhe regjistrat përkatës për punonjësit e BKH-së, hetues, oficerë të shërbimeve të Policisë Gjyqësore, punonjësve administrativ të pranuar, liruar, larguar apo përjashtuar, si dhe për hedhjen e të dhënave në sistemin e personelit të BKH-së. Do të ndjekjin dhe pregatitjen e procedurave për hetimet disiplinor ndaj punonjësve të BKH-së që me veprimet apo mosveprimet e tyre nuk zbatojnë procedurat standarde të punës, dhe çështjeve të tjera që lidhen me disiplinën dhe integritetin e punonjësve.
|
||
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutiv),
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës) (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Professional”, në shkencat Juridike, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite eksperiencë pune në profesion.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
1.2 | DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, Institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:
- Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
- Kërkesë për aplikim
- Jetëshkrim i plotësuar (si referencë mund të përdoret dokumenti standart në linkun:http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të Kartës së Identitetit (ID);
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjëndjes gjyqësore;
- Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
- Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: bkh.aplikim@spak.al dhe fizikisht pranë Sekretarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 13.06.2022.
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 15.06.2022, do të shpallet në faqen e internetit të BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Legjislacionin për Shërbimin Civil;
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8485, datë 12.05.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Kodin e Punës;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
- Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
- Njohuri mbi Legjislacionin për Arkivat;
- Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
Eksperiencën e tyre të mëparshme;
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Byroja Kombëtare e Hetimit do të shpallë fituesin në portalin e saj.
2 | PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL |
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Kandidatët që do të aplikojnë duhet të kenë parasysh edhe normimet e parashikuara në nenin 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar. |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional”, në shkencat Juridike, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite eksperiencë pune në profesion.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Formularët e firmosur sipas pikës 1 të nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
- Kërkesë për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar (si referencë mund të përdoret dokumenti standart në linkun: http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të Kartës së Identitetit(ID);
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjëndjes gjyqësore;
- Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
- Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
2.3 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Legjislacionin për Shërbimin Civil;
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8485, datë 12.05.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Kodi i Punës;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
- Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
- Njohuri mbi Legjislacionin për Arkivat;
- Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.
2.4 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: bkh.aplikim@spak.al dhe fizikisht në Sekretarinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 17.06.2022.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:
§ Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, § Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi; § Mënyrën e vlerësimit të kandidatëve. |