Në zbatim të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, nenit 26, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 76 dhe nenit 77 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, dhe VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë, njofton se është kandidat fitues për pozicionin : Drejtor në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore ;
- Znj. Sonila Rudi.