NJOFTIM FITUESI PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE

Në zbatim të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, nenit 26, të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, dhe nenit 76 dhe nenit 77 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Byroja Kombëtare e Hetimit, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, njofton se është kandidat fitues për pozicionin:

 

Përgjegjës Sektori në Sektorin e Financës dhe Buxhetit në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

 

  • Znj. Adriana Prenga