POZICIONI
- Drejtor në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore .
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, neneve 76 dhe 77 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, dhe pikës 22 të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18/03/2015, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se: Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është:
- Sonila Rudi.
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në datën 22.04.2022, ora 10.00, në ambientet e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.