NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR LËVIZJE PARALELE PËR KATEGORINË E MESME DREJTUESE

POZICIONI

  • Drejtor në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore .

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe pikës 13 të Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18/03/2015, i ndryshuar, Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, neneve 76 dhe 77 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Byroja Kombëtare e Hetimit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë.