NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Lloji i diplomës “Shkenca Shoqërore” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor/Master Professional”

 

Pozicioni: Specialist i Shërbime Mbështetëse/Logjistik në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse – Kategoria III-b.

 

Në zbatim të nenit 22 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, sipas parashikimeve të posaçme të neneve 76 dhe 77 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Byroja Kombëtare e Hetimit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.