NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËRFUNDIMTAR PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Lloji i diplomës “Shkenca Shoqërore” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor/Master Profesional”

Pozicioni: Specialist i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse – Kategoria III-b.

Në zbatim të nenit 22 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, sipas parashikimeve të posaçme të neneve 76 dhe 77 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Byroja Kombëtare e Hetimit, në përfundim të procesit të ankimimit dhe verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, janë:

Eglantina Daulle

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Byrosë Kombëtare të Hetimit në datën 10.01.2022 ora 11.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve (30 pikë + 15 pikë), do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.