NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL PËR KATEGORINË E MESME DREJTUESE

Pozicioni: Drejtor në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, sipas parashikimeve të posaçme të neneve 76 dhe 77 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18/03/2015, Byroja Kombëtare e Hetimit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, janë:

Shpresa Rogu

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Byrosë Kombëtare të Hetimit në datën 10.01.2022 ora 10.00, kandidatët pas vlerësimit me shkrim, do të kalojnë në të njëjtën datë në intervistën e strukturuar me gojë.