NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR NGRITJE NË DETYRË PËR KATEGORINË E MESME DREJTUESE

Pozicioni: Drejtor në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, parashikimeve të posaçme të neneve 76 dhe 77 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe pikës 13 të Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18/03/2015, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil.