Komisioni i Përzgjedhjes në datë 30.07.2021, mbylli Fazën e Intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
Për të parë listën e kandidatëve të kualifikuar në Fazën e Intervistimit, shikoni listën që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.
Për të parë listën e kandidatëve që nuk janë kualifikuar në Fazën e Intervistimit, shikoni listën që gjendet në LINK 2, bashkëlidhur .
Kandidatët e kualifikuar, do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit. Testi i Poligrafit fillon në datën 09.08.2021. Për vendin, datën dhe orën e zhvillimit të Testit të Poligrafit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftoheni me e-mail.
Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojn:
- Deklaratën për Kontrollin e Figurës, Aneksi A, Shtojca B, Shtojca C, parashikuar në Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
- Deklaratë n e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Mbi mënyrën e plotësimit të deklaratave të pasurisë mund të informoheni në linkun me udhëzimet e dhëna nga web i ILDKPI, si më poshtë:
http://www.ildkpki.al/udhezues-i-deklaruesve-per-kandidat/
http://www.ildkpki.al/rregullore-dhe-udhezime/
Deklarata për Kontrollin e Figurës dhe Deklarata e pasurisë, të plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën bkh.aplikim@spak.al, jo më vonë se data, 06.09.2021.
Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.