NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E INTERVISTËS PËR KANDIDATËT “HETUES” NË BKH

Në datën 22.07.2021 – 30.07.2021 do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve të kualifikuar nga Testi i Eses.

 

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar intervista do zhvillohet, si më poshtë.

  1. Në datën 22.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 01 (një) deri në numrin rendor 20 (njëzet);

 

  1. Në datën 23.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 21 (njëzetë e një) deri në numrin rendor 41 (dyzetë e një);

 

  1. Në datën 24.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 42 (dyzetë e dy) deri në numrin rendor 61 (gjashtëdhjetë e një);

 

  1. Në datën 26.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 62 (gjashtëdhjetë e dy) deri në numrin rendor 81 (tetëdhjetë e një);

 

  1. Në datën 27.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 82 (tetëdhjetë e dy) deri në numrin rendor 101 (njëqindë e një);

 

  1. Në datën 28.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 102 (njëqindë e dy) deri në numrin rendor 121 (njëqindë e njëzet e një);

 

  1. Në datën 29.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 122 (njëqindë e njëzet e dy) deri në numrin rendor 141 (njëqindë e dyzetë e një);

 

  1. Në datën 30.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 142 (njëqindë e dyzet e dy) deri në numrin rendor 163 (njëqindë e gjashtëdhjetë e tre).

 

 

Për të parë listën, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur

 

Intervistat do të kryhet në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe fillojn në orën 09.00 për të gjitha datat .

 

Adresa si më poshtë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë,

Rruga “Ana Komnena”,

Godina “Poli i Drejtësisë”,  

(Ish-fusha e Aviacionit)

Tiranë, 

 

Kandidatët do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e në listën emërore.

Kandidatët në intervistë do të jenë të pajisur me maska për sigurinë shëndetësore të tyre, ndaj pasojave të infeksionit COVID – 19.

 

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas tabelës së mëposhtme:

 Formulari i vlerësimit të Intervistës – BKH
Emri i Kandidatit:   Data e Intervistës:  
 

Kritere

 

Vlerësimi (i Lartë 5 – 1 i Ulët)

PIKË

TOTAL

Aftësi në komunikim

(sa efikas ishte kandidati në komunikimin e mendimeve të tij/saj?)

(5) (4) (3) (2) (1)  
Lidhja

(Sa lidhje kishin përgjigjet e kandidatit me pyetjen?)

(5) (4) (3) (2) (1)  
Vetëbesimi

(Sa vetëbesim shfaqi kandidati kur jepte përgjigjet?)

(5) (4) (3) (2) (1)  
Përgatitja

(Deri në çfarë mase përgjigjet e kandidatit tregonin se ai/ajo ishte përgatitur për intervistën?)

(5) (4) (3) (2) (1)  
Iniciativa

(Deri në çfarë mase përgjigjet e kandidatit tregojnë se ai/ajo mund të përdorë iniciativën e tij/saj për të trajtuar një problem?)

 (5) (4) (3) (2) (1)  
Njohuri mbi SPAK/BKH

(A tregoi kandidati njohuri të mjaftueshme mbi punën që do të kryejë të agjencia anti-korrupsion?)

(5) (4) (3) (2) (1)  
          Totali  

 

Emrat dhe firma e anëtarëve të panelit intervistues  

 

Minimumi i pikëve për kualifikimin e kandidatëve gjatë intervistës është 15 pikë.

 

Falenderojmë gjithë kandidatët që janë bërë pjesë në këtë konkurrim.