Procesi i pranimit në shërbimin civil pranë institucionit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, tashmë ka hyrë në një fazë tjetër, atë të intervistës me gojë për procedurën e lëvizjes paralele dhe të verifikimit paraprak, për procedurën e pranimit në shërbimin civil.
Nisur nga kushtet specifike që kërkon neni 6 i ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, për tu bërë pjesë e kategorisë së nëpunësve civilë në Byronë Kombëtare të Hetimit, kërkojmë që të gjithë kandidatët, për të vijuar më tej procesin, të paraqesin në adresën e-mail: bkh.aplikim@spak.al formularët e plotësuar dhe të firmosur, sipas nenit 6 të ligjit të sipërcituar, që rregullon veprimtarinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Me qëllim që të mundësohet nga ana juaj plotësimi i dokumentacionit të kërkuar, ju informojmë se afati i dorëzimit të formularëve do të jetë data 25 Qershor 2021.
Për zhvillimin e mëtejshëm të procedurave do të njoftoheni në vijim, nëpërmjet faqes zyrtare të institucionit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në internet.
BYROJA KOMBËTARE E HETIMIT