NJOFTIM

Kandidatët e kualifikuar që do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit, do të plotësojn “Deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë”.

Kandidatët  mund të informohen mbi mënyrën e plotësimit të deklaratave të pasurisë në linkun me udhëzimet e dhëna nga web i ILDKPI, si më poshtë:

 http://www.ildkpki.al/udhezues-i-deklaruesve-per-kandidat/

 http://www.ildkpki.al/rregullore-dhe-udhezime/

Deklarata e pasurisë, e plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën bkh.aplikim@spak.al, jo më vonë se data, 02.12.2020.

Kandidatët e kualifikuar, që do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit, për vendin, datën, orën e zhvillimit të Testit dhe për udhëzime të hollesishme do të njoftohen në datën 02 Dhjetor 2020, në website-in e BKH-së, (BKH.al).

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.