BKH-Testimi me shkrim për Hetues pranë BKH-së

Sot u zhvillua Testi i Arsyetimit Logjik për përzgjedhjen e Hetuesve për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Procesi u monitorua nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, si dhe përfaqsues të OSCE-së

Në Testim morën pjesë 424 kandidatë .

Korigjimi i testeve u bë me scantron, gjë që bëri të mundur daljen e rezultateve në kohë reale dhe në presencë të kandidatve. Procesi i përzgjedhjes ishte i drejtë, objektiv dhe transparent

Byroja Kombëtare e Hetimit kërkon që të përzģjedhë 60 hetues që karaterizohen nga integriteti, profesionalizmi, besnikëria, trimëria, me qëllim krijimin e një strukture të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm për hetimin e veprave penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Byroja Kombëtare e Hetimit siguron që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent edhe në fazat në vazhdim.