Komisioni i Përzgjedhjes në datë 12.10.2020, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 653 aplikime, ku u kualifikuan 424 kandidatë dhe 229 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.
Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.
Kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.
Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur.
Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.