ICITAP-i i dhuron pajisje poligrafi Ministrisë së Brendshme

Gjatë një ceremonie zyrtare, të mërkurën, në 20.11.2011, ICITAP-i i dhuroi Ministrisë së Brendshme, pesë sete pajisjesh për ekzaminimin poligrafik. Kjo ngjarje e rëndësishme përfaqëson një hap domethënës për projektin e trajnimit dhe të sigurimit të pajisjeve për skuadrën e ekspertëve të poligrafit që do të kryejnë teste poligrafi për punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit(BKH-së) në përputhje me dispozitat e Ligjit për SPAK-un. Drejtori i Përgjithshëm dhe drejtuesit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) – organizata ku do të punoësohen ekspertët e poligrafit, iu bashkuan Drejtuesit të Programit ICITAP dhe Drejtoreshës së INL-së (në Shqipëri) për të formalizuar dhurimin e pajisjeve të poligrafit.