Procesi i Përzgjedhjes për BKH-në është një proces sfidues fizik dhe mendor i hartuar për të identifikuar aplikantët më të aftë. Ata që do të kalojnë procesin, do të bëhen pjesë e një skuadre elitë që do të ndihmojë SPAK-un në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Procesi i përzgjedhjes për BKH-në zgjat 7 muaj. Shpjegimi hapave të procesit për t’u bërë hetues i BKH-së jepet më poshtë.
SISTEMI I PËRZGJEDHJES PËR BKH-NË
Hapi 1: Aplikimi dhe verifikimi
Në aplikimin tuaj duhet të bashkëngjisni të gjithë formularët që kërkohen (Formularët për Deklarimin e Aseteve dhe Formularët e Rivlerësimit). Aplikimet verifikohen nëse janë të pranueshme dhe të përshtatshme. Procesi i verifikimit nuk duhet të zgjasë më shumë se dy javë. Në qoftë se vlerësohet që i plotësoni kriteret bazë në përputhje me Ligjin për SPAK-un, ju do të njoftoheni për të marrë pjesë në fazën tjetër.
Hapi 2: Testi i aftësive fizike
Kandidatëve që kalojnë Fazën 1 të procesit do t’iu kërkohet që të kalojnë Testin e Aftësive Fizike (TAF) që do të kryhet në Akademinë Ushtarake, në Tiranë, me ndihmën e stafit të trajnuar dhe vlerësimi do të marrë në konsideratë moshën dhe gjininë tuaj. Është një test ku kalon ose ngel, bazuar në standartet minimale. Kini parasysh që do t’iu kërkohet që të dorëzoni një Vërtetim Mjekësor që jeni i aftë nga shëndetësore para se të lejoheni që të merrni pjesë në Fazën 2.
Hapi 3: Testi i arsyetimit logjik
Aplikanti që kalon vlerësimin mjekësor dhe atë fizik, ftohet të marrë pjesë në testin e Arsyetimit Logjik (i kompjuterizuar) që do të kryhet në kushte të rrepta mbikqyrjeje. Ky test përbëhet nga 30 pyetje me arsyetim logjik, që kryhet në një kompjuter desk top.
Hapi 4: Testi për shkruajtjen e esesë
Aplikantët që kanë kaluar Fazën e Testit 3 do të ftohen që të bëjnë Testin e Esesë (i kompjuterizuar) që do të kryhet nën mbikqyrje të rreptë. Ku test zgjat një orë dhe përbëhet nga një pyetje për një ese dhe kryhet në një kompjuter desktop. Ky test është hartuar për të testuar aftësitë tuaja të të shkruajturit në shqip dhe vlerëson gramatikën, gabimet drejtëshkrimore, formatimin dhe përdorimin e aftësive në MS Word. Gjithashtu vlerëson edhe aftësinë tuaj për të krijuar një argument të arsyetuar me shkrim.
Hapi 5: Intervista e strukturuar
Kandidatët më të mirë nga fazat 2, 3 dhe 4 ftohen për të marrë pjesë në një Intervistë të Strukturuar që zgjat afërsisht 30 minuta. Intervista do të përdoret për të vlerësuar aftësinë tuaj për t’u shprehur verbalisht dhe aftësinë për të trajtuar çështje lidhur me pozicionin e punës si p.sh. standartet etike.
Hapi 6: Vetingu
Kandidatët më të mirë që dalin nga Faza 6 e vlerësimit me anë të intervistës do të vetohen në mënyrë të detajuar në përputhje me Ligjin për SPAK-un. Procesi i vetingut do të verifikojë asetet financiare, pastërtinë e figurës, familjarët dhe personat me të cilët ata kanë lidhje.
Faza 7: Trajnimi fillestar
Rreth 60 persona që kanë kaluar me sukses fazat e mëparshme të procesit të përzgjedhjes do të ftohen për të marrë pjesë në Programin Fillestar të Trajnimit (PFT), që do të sponsorizohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara. PFT-ja zgjat rreth 4 muaj dhe e pajis kandidatin më një sërë aftësish bazë, ku përfshihen njohuri për ligjin e SPAK-ut, Etikën Profesionale, Procedurën e Disiplinës, Intervistimin, Shkruajtjen e Procesverbaleve, Përdorimin e Databazave, Sistemin e Menaxhimit të Çështjes, Aftësitë Hetimore, Hetimin e Korrupsionit, Përdorimin e Armëve të Zjarrit, Vetëmbrojtjen, Mbledhjen dhe Analizimin e Inteligjencës dhe Mbikqyrjen e Hapur dhe të Fshehtë.
Faza 8: Diplomimi
Ata kandidatë që kalojnë me sukses Fazën 6 dhe 7 do të certifikohen si Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit gjatë një ceremonie të veçantë dhe do të pajisen me kartën identifikuese të njësisë.