Stafi jonë

Nuk asnjë punë të ngjashme me atë të një oficeri tipik të BKH-së. Në jemi burra dhe gra me arsim, njohuri, përvoja dhe aftësi të ndryshme. Hetuesit e BKH-së punojnë në një sërë rolesh, në mbështetje të Prokurorëve të Posaçëm në të gjitha aspektet e punës hetimore kriminale. Stafi jonë përfiton nga trajnimet e FBI-së (Federal Bureau of Investigations) mbi hetimin, informacionin kriminal, analizën kriminale dhe hetimet për krimet financiare.
Ajo çfarë kanë të përbashkët hetuesit e BKH-së është dedikimi dhe përkushtimi për të mbrojtur qytetarët shqiptarë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Qasja jonë profesionale bazohet në vlerat e mëposhtme themelore:
• Transparenca – të qënurit të vërtetë, të hapur dhe të përgjegjshëm për veprimet tona
• Integriteti – të vepruarit me standartet më të larta të integritetit dhe profesionalizmi
• I shërbejmë publikut – jemi krenarë që vendosim interesin e publikut në qendër të çdo gjëje që bëjmë
• Respekti – trajtojmë çdokënd me dinjitet dhe respekt, vlerësojmë diversitetin, punojmë në partneritet dhe shkëmbejmë njohuri dhe praktikat më të mira.