Qeverisja dhe përgjegjshmëria

Ne jemi pjesë e SPAK-ut – një agjenci pavarur nga ana operacionale dhe jo-ministeriale. Ne operojmë në të gjithë Shqipërinë, duke respektuar ligjet në fuqi të drejtësisë penale. Të gjthë hetuesit tanë kanë atributet e oficerit të policisë gjyqësore.
Drejtori jonë i BKH-së i jep llogari mbi performancën e agjencisë Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
Ne drejtohemi nga dispozitat e ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (‘Ligji për SPAK-un)’, si edhe Kodi i Procedurës Penale dhe Ligji për Policinë Gjyqësore.
Ne japin llogari për veprimet tona dhe publikojmë sa më shumë informacion që është e mundur rreth punës sonë. Punonjësit tanë kanë detyrimin për të zbatuar standartet profesionale të përshkruara në Kodin e Etikës të BKH-së. Ekziston një mekanizëm që lejon qytetarët e thjeshtë të depozitojnë një ankesë, në qoftë se një punonjës BKH-së nuk i ka plotësuar këto standarte.